Bota

Tre ditë pa celularë/ Sfida e 450 nxënësve të shkollave të mesme




               Publikuar në : 19:30 - 07/03/19 |
mapo.al

Të heqësh dorë në mënyrë vullnetare për tre ditë nga celulari, 72 orë pa biseduar, pa postuar foto apo video të ndryshme në rrjetet sociale. Është sfida që u është dhënë nxënësve të shkollave të mesme të Vignola, Pavullo dhe Castelnuovo, në zonën e Modenesë në Itali.


Kësaj sfide të nisur më 6 mars, i janë bashkuar 450 të rinj, por ajo që ka habitur është se disa prindër refuzuan që fëmijët e tyre t’i bashkohen këtij eksperimenti sepse nuk mund t’i kontaktonin.

“Challenge4me” është iniciativa më e re, ku celularët e nxënësve u morën dhe u vendosën në zarfe letre të posaçme.

Mediat italiane shkruajnë se hapja e tyre nuk mund të bëhet pa dëmtuar vulën e zarfit, çka do të dekretonte automatisht “humbjen”.

Para sfidës, adoleshentët iu përgjigjën një pyetësori mbi motivet që i nxitën të merrnin pjesë, pastaj në një test të dytë ata do të përballen me pyetjen se si po përjetojnë përvojën dhe në fund do të pyeten se si shkoi e gjithë përvoja.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas