Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tre ditë RENEA nëpër Shqipëri

by mapo.al
18/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Rezultatet po i radhis jo për mburrje dhe as për lëvdata dhe përpos bilancit fantastik dhe shumë të frytshëm, kam një falënderim për drejtuesit e përkushtuar në detyrë. Për secilin prej tyre faleminderit, megjithëse kanë bërë xhelozë edhe sivëllezërit specialë nëpër botë.

SWAT po përgatitet të dalë kontrolle nëpër lokale për raste të ngjashme si këtu, pra pa patur situatë pengmarrjeje, kërcënimi, apo ndonjë personazhi shumë të rrezikshëm që duhet rrethuar bazuar në informacione. Njësoj edhe britanikët. Forcat speciale franceze GIGN po çmenden nga xhelozia, nuk mbeten pas edhe specialet italiane. ECO COBRA në Austri po lutet të vijë me mision në Shqipëri mbasi atje ku është nuk ka liderë të hairit.



Ndërkohë për inat të tyre, ju vë në dijeni se çfarë arritën RENEA jonë që zbriti në rrugë sipas udhëzimeve të ndritura të vizionarëve, të cilët i falënderojmë:

1. U kap më i fuqishmi në botën e krimit në Vlorë që po pinte kafe në Lungomare i cili ishte plagosur pak ditë më parë. U konstatua se ai po pinte kafe me shumë sheqer. Po kështu siç e keni parë në filmimet cilësore të vetë policisë, shtatë qytetarë u shtrinë barkas në të njëjtën kafene me 7 pranga të vendosura në total.

Mbasi filmimi u krye me cilësi të lartë, atyre pastaj ju hoqën, mbasi nuk bëhen pis prangat me shtetas që e pinë kafen pa sheqer. 14 xhepa të kontrolluara. Një pistoletë e kapur. Në xhepat e qytetarëve nuk u gjet asnjë nga vrasësit e narkotrafikut në këtë qytet. Të fortët nuk dalin më në Lungomare, por kanë marrë malet nga frika.

2. Makinë luksoze në Elbasan e bllokuar. 28 qytetarë me krahë lart. 56 xhepa të kontrolluar. As Talo as Klement Xhaferri, nuk e kishin marrë vesh, që RENEA-n e kishin nxjerrë në rrugë. Ndaj ndenjën të qetë në shtëpitë ku fshihen prej kohësh. Në xhepat e asnjërit prej qytetarëve nuk u gjet as Klementi as Talo.

3. 15 qytetarë prekën muret dhe nuk e panë dot golin që u shënua. 30 xhepa të kontrolluar. Në Dobrac nuk u gjet asgjë, Bajrat dolën kristal. Ibrahim Lici nuk u gjet në asnjë xhep të qytetarëve të cilëve turp t’u vijë që dolën pa armë.

4. 20 qytetarë në Fier të shtrirë. Një 27-vjeçar i panjohur deri më tani dhe aspak famous (turp t’i vijë) u gjet me pistoletë. As në xhepat e tij nuk u gjet ndonjë trafikant kokaine që fshihej në Fier.

Si rezultat i aksionit të suksesshëm, që zbriti në tokë, vetë drejtuesit e lartë të policisë u zbulua:

1. Kafja më e mirë në ngjyrë jeshile bëhet në Vlorë.

2. Tava e peshkut është më e mirë në Shkodër.

3. Në Fier i qajnë byrekët me miell.

4. Në Elbasan kanë talent për kalastren.

5. RENEA ka mësuar të pozojë para kamerave.

6. Të shumëkërkuarit i ka zënë frika dhe nuk dalin më në rrugë.

7. S’ka më drogë, s’ka më trafikantë, s’ka më Talo, Ibrahim, Klement e të tjera.

Mbizotëron qetësia, ligji dhe vetëm ligji!

Tags: anila hoxhaRENEA

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
KUVENDI KOMBËTAR – Demokratët, analizë dhe ndryshim

KUVENDI KOMBËTAR - Demokratët, analizë dhe ndryshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In