Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tre efektivë ndihmuan vrasësit/ A po bashkëpunon Policia e Elbasanit me krimin?

by mapo.al
07/07/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Elbasani është një ndër qarqet me nivelin më të lartë të kriminalitetit sa i përket vrasjeve mafioze dhe trafikut të drogës dhe duket se kjo nuk ndodh rastësisht.

Mpleksja e oficerëve të lartë të policisë me elementë kriminalë duket se ia ka dorëzuar qytetin bandave duke prerë në besë qytetarët, të cilëve tashmë iu duket vetja sikur janë banorë të ndonjë qyteti meksikan ku lufta mes karteleve të drogës bëhet hapur në mes të ditës , ku palë është edhe policia.

Vera e vitit të shkuar ishte një ndër më të “nxehtat” në këtë qytet, ku brenda pak muajsh, për shkak të luftës mes grupeve të trafikut të drogës u vranë një numër i madh personash.

Prokuroria dhe SHÇBA dyshojnë se të paktën në dy prej vrasjeve të bujshme ishin përfshirë oficerë të lartë në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, për të cilët tashmë është faktuar nga prokuroria se dhanë informacione për lëvizjet e objektivave.

Bëhet fjalë pikërisht për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj në korrik të vitit të shkuar, ku prokuroria gjeti fakte sipas të cilave tre oficerë policie morën pagesa deri në 100 milion lekë për të gjurmuar dhe sinjalizuar vrasësit në lidhje me lëvizjet e të rinjve.

Sipas prokurorisë, policët me detyra të larta ndiqnin Ramazanin dhe Runajn, të cilët dyshoheshin se kishin lidhje me një grup trafikantësh droge dhe të dhënat për lëvizjet e tyre ia jepnin grupit rival.

Në gusht të 2020-ës, policia arrestoi dy të rinj nga Elbasani, Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili, si autorë të dyshuar të vrasjes së Emiljano Ramazanit, si dhe të Regis Runajt.

Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive të të arrestuarve, prokuroria zbuloi pikërisht se ishin të dhënat e marra nga policët për lëvizjet e Ramazanit dhe Runajt që ndihmuan autorët për ekzekutimin e tyre.

Në atë kohë u raportua se çështja u mor në dorë nga SHÇBA dhe tre oficerët e lartë të policisë, tashmë në rolin e informatorëve të trafikantëve, u transferuan në drejtori të tjera të policisë.

Gjithçka u zbulua në mars, ndërsa së fundmi mësohet se “shefat” janë treguar zemërgjerë ndaj tre vartësve që morën 100 milion lekë për t’i dorëzuar vrasësve Ramazanin dhe Runajn.

Policia e Elbasanit duhet të vërtetojë tashmë nëse i shërben qytetarëve apo bandave duke i treguar opinionit publik se çfarë ka ndodhur me tre oficerët e policisë që u përfshinë në një skenar mafioz për eliminimin e dy të rinjve.

A janë përjashtuar apo ata vijojnë të mbajnë uniformë pavarësisht se prokuroria ka vërtetuar përfshirjën në ngjarje të bujshme kriminale?/abc/

Tags: bashkepunimi me kriminElbasanPoliciavrasjet

JU SUGJEROJME

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
Bota

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje

25/06/2022
“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
Bota

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s

25/06/2022
Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
Bota

Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim

25/06/2022
Identifikohen dy shqiptarët që u gjetën të plagosur në mes të rrugës në Itali
Aktualitet

Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali

25/06/2022
Next Post
VOA: Parlamenti zgjodhi kreun e AMA-s, pavarësisht shqetësimeve të BE-së

VOA: Parlamenti zgjodhi kreun e AMA-s, pavarësisht shqetësimeve të BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
  • “Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
  • Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
  • Broja mund të përfundojë në një ekip me Ronaldon
  • Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In