Të enjten kuvendi do të votojë kryeprokurorin e ri të republikës.
Në seancën plenare të datës 5 dhjetor, në rendin e ditës është e përfshirë pika e votimit të kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm.
“Projektvendim “Për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”. pdf (Neni 148/a Kushtetutë, neni 35 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Koha e votimit”, thuhet në pikën 15 të rendit të ditës.
Kujtojmë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dërguar në Kuvend 3 kandidatë për kryeprokuror, Arta Markun, Fatjona Memçajn dhe Olsian Çelën.