Kryesore

Tre episode të një të vërtete














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 21/06/21 |
Mapo.al

Të dielen në orën 3 pas mesnate, Saranda u trondit nga një atentat që për fat të mirë nuk ishte fatal. Gjithçka tjetër ishte në nivel të lartë kriminal, në organizim, paisje me armë, në aksion dhe siç mësohet të dy palët kanë shkrehur plumbat ndaj njëri-tjetrit. Teksa kjo po bëhet një kronikë e zakonshme, të bën përshtypje një detaj që nisur nga drama tjetër e fortë në lojë, siguria dhe jeta e njeriut, nuk bie shumë në sy.






Por kjo hollësi është aty.


I plagosuri, shënjestra, është pronar i një diskoje dhe e ka pasur njësinë e tij hapur deri në 3 të mengjesit kur ndodhi ngjarja.





Në shtetin e fuqishëm të Edi Ramës ne e dimë se orari i lejuar i aktiviteteve është deri në orën 11 të darkës.



Por kjo është për popullin në përgjithësi dhe për fukarenjtë. E shohim në Tiranë, dhe sigurisht edhe më me lehtësi në rrethe, që kush ka njohje me ndonjë qeveritar apo shef komisariati fiton kohë, merr disa orë më shumë se të tjerët.



Të dielën, një vajzë e re humbi jetën teksa ra nga një pemë në një fshat të Lushnjes. Tragjikja këtu në këtë vend nuk njeh kufinj. Të bën përshtypje se përse 17 vjeçarja nuk pati mundësi të merrte shërbimet mjekësore në spitalin Memorial të Fierit, i ndërtuar dhe inaguruar me bujë nga qeveria dhe Edi Rama para zgjedhjeve.

Adoleshentja nuk mundi të mbijetojë dhe u dorëzua në duart e bluzave të bardha të Rrogozhinës.

Spitali Memorial i Fierit në fakt nuk funksionon. Ishte një nga ato tehet më të mprehta të propagandës së rilindjes, por mbetet një kapanon. Duhet për fasadë, për zgjedhje. Çudi e madhe si ndodhin këto në shtetin e fuqishëm që Edi Rama thotë se ka ndërtuar.

Të dielën, dhjetra mijë qytetarë u zunë në kurth me orë të tëra në shumë akse kombëtare, në një trafik të çmendur dhe mallkuan veten pse u nisën për të shijuar bregdetin. Sikur falas ta kishin pasur qendrimin, nuk do e kishin marrë atë vendim për të dalë nga shpia.

Pas 8 vitesh në qeverisje, Edi Rama që ka marrë ndërkohë mandatin e tretë, nuk ka arritur të sjellë asnjë zgjidhje serioze për këtë gangrenë që përsëritet e përsëritet. Të njëjtat nyje, të njëjtat udhë, të njëjtat hinka.

Populli rraseplasur si sardelet, qëndron disa orë në Vlorë në radhë, disa orë në Durrës, dhe disa orë në Tiranë.

Shteti i fuqishëm i rilindjes premton dhe deklaron të tjera gjëra. Po ja që në realitet, në tre episode brenda një dite, del një e vërtetë e hidhur. Dukja mund t’i shërbejë vetëm rilindasve, ndërsa qytetarët provojnë tjetër gjë në jetën e përditshme.

62


Etiketa: , , , , ,

Pas