Aktualitet

Tre gola të anulluar dhe i kuq për Juven, Barcelona ‘shëtit’ e triumfon në Torino








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:01 - 28/10/20 |
mapo.al

Barcelona shëtit në “Allianz Stadium” dhe e bën një ditë pasi presidenti Barotmeu dha dorëheqjen. Skuadra e drejtuar nga Koeman merr 3 pikë të lehta ndaj Juventusit për sa i përket lojës që u pa dhe që mund të kishte përfunduar edhe me më shumë gola për katalanasit.


Në fakt, që pas 2 minutash u duk se muzika te katalanasit ka ndryshuar. Koeman lë jashtë Ansu Fati dhe Busquets, teksa Pjanic dhe Pedri zbresin në fushë.


Pjanic provon nga jashtë zone, portieri Sczeszny përgjigjet por është Griezmann që fare pranë godet shtyllën te topi i kthyer. Barcelona i jep gaz, Juventusi mbrohet, por nuk mund të bëjë asgjë kur Dembele gjen devijimin me fat për ta dërguar topin në rrjetë.



Messi ka një rast të mirë për të dyfishuar por për pak nuk gjen rrjetën, ashtu si edhe Griezmann. Ndërkohë, Moratës i anulojnë dy gola brenda pjesës së parë.


Në pjesën e dytë, historia nuk ndryshon dhe Barcelona mban topin dhe sa herë i jep gaz bëhet e rrezikshme me Messi dhe Griezmann. Moratës i anulojnë edhe golin e tretë për pozicion jashtë loje.


Në fund, Demiral merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me dhjetë. Një penallti e fituar nga Ansu Fati shënohet nga Messi duke gozhduar shifrat në 2-0 për spanjollët që marrin kryesimin e grupit.

Morata në histori – Tre gola të anuluar! Alvaro Morata, në një mënyrë shumë të veçantë, këtë mbrëmje rishkroi historinë e Ligës së Kampionëve.

Në fakt, është hera e parë në historinë e kompeticionit që kur është futur VAR, që tre gola anulohen për të njëjtin futbollist.

Në të gjitha rastet, goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të spanjollit; në dy rastet e para mjaftonte vetëm një kontroll me kufje pas vendimit të arbitrave të linjës, në rastin e tretë ishte VAR që analizoi pozicionin jashtë loje në replay.

LEXO EDHE: 

Morata gjen barazimin! VAR ia heq sërish, e treta herë

Portieri si mace – Dembele dhe Griezmann ulin në gjunjë mbrojtësat e Juventusit


Etiketa:

Pas