Aktualitet

Tre grupe kriminale u bënë bashkë për të marrë peng Jak Prengën, “luftë” për kokainën






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:10 - 29/01/20 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që tronditi vendin ku pasi një 49-vjeçar u mor peng nga disa persona paraditen e 17 janarit në banesën e tij në Kamëz, u dhunua barbarisht duke gjetur vdekjen. MAPO ka mësuar se për të marrë peng Jak Prengën, kanë bashkëpunuar tre grupe të fuqishme kriminale që veprojnë në vend.


Një prej grupeve është ai i Vlorës i njohur për trafikun e drogave të forta. Grupi i Shijakut dhe i Shkodrës gjithashtu janë bërë bashkë me synim për të shtrënguar vëllezërit të Jak Prengës përmes pengmarrjes së këtij të fundit, për të dorëzuar një sasi të konsiderueshme kokaine.


Përplasja mes bandave i mori jetën një 49-vjeçari, baba i pesë fëmijëve, i cili në dukje nuk ka pasur lidhje dhe as dijeni për përplasjet e vëllezërve të tij në Britaninë e Madhe me grupin kriminal Hajri, të cilët janë edhe organizatorët e pengmarrjes.



Lidhur me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjera, 4 prej të cilëve janë në kërkim policor, ndërsa personi i pestë me inicialet D. R. ndodhet në një burg jashtë Shqipërisë.  Ditën e djeshme forcat speciale mësynë në një hotel luksoz të familjes Hajri dhe arritën të arrestojnë Leonard Hajrin, Olsi Turjan, Elton Hajrin dhe Bajram Hajri. Në kërkim mbetet Altin Hajri, personi i cili dyshohet të jetë dhe “truri” që kryente trafiqet e drogës. Ndërsa sot ra në pranga F. B., 30 vjeç, banues në Kavajë.


RENEA aksion në Shkodër
Aktualisht mësohet se Forcat Speciale ka “blinduar” Shkodrën dhe po kërkon tre prej personave, që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e Prengës. Të tre këto grupe kriminale kishin interesa të kokainës dhe së bashku kanë vepruar për t’i bërë presion personave që nuk kanë bërë dorëzimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.


Vëllai i viktimës nuk dorëzoi te Hajri 300 kg kokainë
Një ditë më pare u raportua se ishte pikërisht vëllai i viktimës, që nuk kishte dorëzuar te këto grupe kriminale sasinë e kokainës prej 300 kg. Ndërkohë, nuk dihet ende asgjë për trupin e pajetë të Prengës, por vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut. Sa i përket pesë personave të arrestuar deri më tani për vrasjen e 49-vjeçarit, ata kanë kyçur gojën, duke mos dhënë asnjë detaj në polici. Ata kanë thënë se do të flasin në një moment tjetër, kur të dalin para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa insistojnë se nuk kanë gisht në krim.

LEXO EDHE: 

Rrëmbyen dhe vranë Jak Prengën, shkon në pesë numri i të arrestuarve


Etiketa: , ,

Pas