Aktualitet

Tre herë brenda muajit, sërish kokainë në kontenierin e “Alba Exotic Fruit”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:46 - 29/07/21 |
mapo.al

Brenda një muaji të njëjtës kompani, policia i ka zbuluar tre herë sasi kokaine. Në operacioni e zhvilluar pasditen e sotme janë kapur 7. 25 kg kokainë.






Operacioni i koduar “Rada” u zhvillua pasditen e sotme dhe është në vazhdim të operacionit, ku janë sekuestruar më parë edhe dy sasi të tjera, një herë 11.6 kg dhe njëherë tjetër 6.5 kg kokainë.


Sasia e drogës së kapur pasditen e sotme u zbulua në një kontejner për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.







Njoftimi i policisë




Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.



Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë

Lexo edhe :  Në kërkim ndërkombëtar si trafikant droge, punonte doganier në Durrës

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas