Fillimisht u prit me shumë kuriozitet publikimi zyrtar i CV-së në faqen e Ministrisë së Jashtme. Tashmë janë pritur me interes fotot e para të takimit të kryediplomatit të deleguar, Gent Cakaj.
Dedja zëvendëson Genti Cakajn, del më në fund CV me 5 diploma e ministrit të deleguar
“Ministri në detyrë Gent Cakaj merr pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së. Në vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Interesant është se fotot e ministrit të deleguar kanë prodhuar shumë meme.
Por Cakaj është përballur me një situatë befasuese nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, i cili nuk ka mundur të mos e shigjetojë zv.ministrin shqiptar që vjen nga Kosova. Meqenëse në takim përveç tij ishte dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli, Daçiç ka kërkuar shkak për ta parë këtë si provokim duke e nisur takimin me shigjetime.
Në përpjekje për të vënë në pozita të vështira Cakajn përballë liderëve europianë, Daçiç ka shprehur shqetësim përse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë. “Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama”, ka thënë Daçiç.
Por ministri i deleguar Gent Cakaj nuk ia ka lënë mangët dhe i ka kthyer një përgjigje të shpejtë Daçiç që ka shkaktuar ilaritet në sallë. Nisur nga fakti që Daçiç është nga Prizreni, ministri Cakaj i ka kujtuar se duhej të ishte skandalizuar më herët.
“Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!”, i tha Cakaj-Daçiç.