Rusi
Një video dramatike është shpërndarë në rrjet, ku duken motrat adoleshente, pak momente pasi vranë babain e tyre përdhunues. Maria tregon të gjithë ngjarjen.
Vajzat do përballen me akuzën e vrasjes së paramenduar të babait të tyre 57-vjeçar, Mikhail Khachaturyan, i cili i torturonte dhe abuzonte seksualisht me to. Krestina 19 vjeçe, Angelina 18 dhe Maria 17, vranë babain me thikën e tij të gjahut dhe me çekiç. Ato e konsiderojnë aktin si një vetëmbrojtje të detyruar pas shumë viteve abuzim. /Dailymail/