Kryesore

Tre oferta për Sadikun, një prej tyre është të luajë përkrah Robinjos














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:41 - 24/07/18 |
mapo.al

Armando Sadiku po shkon drejt fundit të aventurës së tij me Levanten. Për këtë janë të bindur të gjithë në Spanjë ku numërohen ditët derisa Sadiku të zgjedhë një nga 3 ofertat që i kanë mbërritur për t’i dhënë lamtumirën klubit të La Liga.






Futbollisti i është bërë e qartë se nuk ka vend në radhët e Levantes, edhe pse ka filluar fazën përgatitore me të dhe ndonëse sulmuesi kryesor Boateng është dëmtuar përsëri, do të kërkohet afrimi i një emri tjetër, pasi në klub nuk kanë besim në aftësitë e Sadikut.


Si rrjedhojë, për lojtarin shqiptar ka ardhur koha të shqyrtojë tre ofertat që i janë bërë gjatë këtyre javëve, dy nga klube turke dhe një nga një klub grek. Në Turqi, atë e ka kërkuar prej kohësh Rizespor dhe së fundmi edhe Sivaspor. Klubi në fjalë sheh shqiptarin si një partner ideal për brazilianin Robinjo, i cili ua afrua në sezonin a kaluar te kjo skuadër.







Ndërkohë, në Greqi e pret Arisi i Selanikut, i gatshëm të afrojë një tjetër shqiptar pas Migjen Bashës. Por klubi grek nuk ka mundësitë financiare për të paguar kartonin e Sadikut, i cili vlerësohet 1,4 milionë euro nga Levante, aq sa shpenzoi për ta marrë nga Legia e Varshavës në janar.




Sulmuesi shqiptar duhet të mendohet shpejt, pasi përndryshe rrezikon yë humbasë fazën përgatitore me klubin e ri, e kudo që të zgjedhë të vazhdojë karrierën do ta ketë të vështirë pastaj të sigurojë një vend në formacionin titullar. /vipsport.al



1


Etiketa: , ,

Pas