Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi i Edmir Begu, mbrëmjen e kaluar në Durrës. 38-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi sapo zbriti nga makina e tij.
Begu, rezulton të jetë një person me precedent penal. Mësohet se ai është dënuar në Itali për vepra penale, ndërsa në qytetin e Durrësit ai shoqërohej me persona problematikë.
Edmir Begu, i njohur me emrin Ilir Kuçi, është me origjinë nga Hasi, por banonte në qytetin bregdetar.
Aktualisht po hetohet në 3 pista.
Krahas hetimit për prishjen e pazareve të drogës, autoritetet shqiptare po hetojnë dhe dy pista të tjera, atë të konflikteve jashtë shtetit, kjo e përforcuar edhe nga fakti viktima kishte ndryshuar edhe emrin.
Pista tjetër është ndonjë sherr i ditëve të fundit që ka agravuar deri në ekzekutimin e të riut.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se viktima ka qenë administrator i një faqeje në rrjete sociale, ku mes të tjerave kishte postuar një foto të gruas së një prej autorëve të dyshuar për atentatin.
LEXO EDHE:
Pikë kthese në hetime – I riu u ekzekutua për një foto në rrjete sociale?
Etiketa: Durrës, Ilir Kuçi, Jetmir Bregu, vrasje