Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tre poetët

by ro ot
22/12/2021
in Mapo Letrare
0

Nga Anna Belozorovitch

PARASHKRIMIN FITUES

Ndonjëherë kur në pasqyrë thahem nudo

ose përgatitem ose kujdesem për veten ,

më pushton një mendim i vetëm:

që kjo sipërfaqe është një tjetër njeri,

që çdo formë është grua e një grupi sepse

një ditë, ose disa herë, e ka pasur.

Ndjehem, pra, se kush falas

jeton në shtëpinë e të tjerëve, me kusht që të kujdeset për pasurinë.

Thahem  dhe bëhem përgatitem dhe kujdesem për veten time

duke shpresuar që të kthem tek ty dhe të strehohem.

E  dua veten time, pra, deri në atë masë në të cilën

çdo formë imja pret që ti të jesh i dashur me mua.

Unë mbaj të ndezur zjarrin gjatë mungesën sate,

lustroj qelqet, e mbaj të boshatisur sallonin:

në këtë shtëpi pa asnjë trashëgimtar

duhet të mungoj e qëndroj gjatë.

Pushtoj, me terrorin e parashkrimit fitues.

 

Nga Velimir Chlebnikov

BIJË!

Vajzë ! Nëse sytë e tu janë të lodhur për t’u zmadhuar,

nëse të pëlqen të më thërrasësh “vëlla”,

unë, syzjarrti, betohem

për të mbajtur lart lulen e jetës tënde.

Shiko, unë jam i tillë, rashë nga një re

shumë keq, më bartën

sepse isha ndryshe,

jo gjithmonë i përzemërt,

jo i dashur kudo.

Nëse ti dëshiron, do të jemi vëlla e motër,

pasi tashmë jemi në një tokë të lirë të njerëzive të lirë,

ne i bëjmë vetë ligjet, ligjet nuk duhet të na trembin,

dhe plazmojmë argjilin e veprimeve.

E  di, je e bukur, lule e kaltërsisë,

dhe unë befas jam mirë,

nëse flisni për Soçin

dhe sytë e butë hapen.

Unë, që kam dashur gjatë,

papritmas kam besuar përherë

se është e kotë që një druvar të çajë

atë që ishte e paracaktuar…

Shumë fjalë të tepërta do të shmangim ne.

Thjeshtësisht do të shërbej për ty,

si një prift kapelan me kresht të gjatë:

për të pirë rrëketë e kaltra të pastërtisë

dhe nuk do të kemi frikë nga disa emra të tmerrshëm.

Vladimir Nabokov

JO POEZIA

Jo poezia në perëndim që plazmon kur ti mendon me zë të lartë,

me blirin e saj bojë kine

dhe telat telegrafik sipër resë rozë;

as brenda pasqyrës tënde, me supet e saj nudo

të brishtat që ende vezullojnë,

jo liriku klikon për një rimë xhepi,

melodinë që të tregon orën;

dhe jo monedhat dhe peshat mbi gazetat e mbrëmjes të grumulluara nën shiun që bie;

jo djajtë e këqinj që të mundojnë trupin;

jo diçka që mund ta thuash më mirë në prozë …

por poezinë që vjen e bie nga lartësi të panjohura

kur ti pret spërkatje guri  atje larg,

e vrapo me një stilet si i verbër

pastaj arrin emocionin dhe ende pastaj  …

në rrjedhën e tingujve, leopardë fjalësh,

insektet si gjethe, zogj të llojit fazan

bashkohen duke formuar një heshtje, intensive

me cilësi maskimi e kuptim të përsosur.

Përktheu: Faslli Haliti

Tags: Nga Anna BelozorovitchTre poetetVelimir ChlebnikovVladimir Nabokov

JU SUGJEROJME

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi
Letërsi

Kritikë e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, nga Lea Ypi

25/05/2022
Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi
Kultura

Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi

19/05/2022
“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit
Letërsi

“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit

18/05/2022
Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit
Kryesore

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit

17/05/2022
Next Post
VOA: Në qarkulllim të dhënat mbi pagat e 637 mijë shqiptarëve, nisin hetimet

VOA: Në qarkulllim të dhënat mbi pagat e 637 mijë shqiptarëve, nisin hetimet

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Dëmtohet ish-futbollisti i Kukësit, ja ku operohet ai
  • Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
  • Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “The Godfather”
  • Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
  • Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In