Wednesday, December 6, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tre skenarët e luftës në Ukrainë, që mund të sjellin përfshirjen e NATO-s

by us er1
12/04/2022
in Aktualitet, Bota
0

NATO ka diskutuar së fundmi mbi çështjen e sigurimit të pajisjeve ushtarake për Ukrainën. Sfida për NATO-n, gjatë gjithë kësaj lufte, ka qenë se si t’i jepte Ukrainës mbështetje të mjaftueshme ushtarake, por pa u përfshirë vetë në konflikt me Rusinë.

Qeveria ukrainase ka qenë e qartë me kërkesat për ndihmë. Sipas saj, nëse do të ketë ndonjë shans për të shmangur sulmin e ardhshëm rus në rajonin e Donbasit në lindje të vendit, atëherë ka nevojë urgjente për një furnizim me raketa antitanke dhe antiajrore. Ndër të tjera, Ukraina kërkon tanke, avionë luftarakë, dronë dhe sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore raketore.



Por, çfarë po e pengon NATO-n të përmbushë këto kërkesa? Përgjigjja është përshkallëzimi….

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore taktike nga Rusia ose i përhapjes së konfliktit përtej kufijve të Ukrainës në një luftë më të gjerë europiane, është vazhdimisht në mendjet e liderëve perëndimorë.

Si mund të përshkallëzohet lufta Rusi-Ukrainë në një konflikt më të gjerë europian?

Ka një sërë skenarësh të mundshëm, BBC rendit tre të tillë:

1. Një raketë antianije e sjellë nga NATO dhe e lëshuar nga forcat ukrainase në Odessa, godet dhe fundos një anije luftarake ruse në Detin e Zi. Kjo do të shkaktonte humbjen e afro 100 ose më shumë marinarëve. Një numër i tillë vdekjesh në një goditje të vetme, do të ishte i paprecedentë dhe Putini do të përgjigjej në një formë.

2. Një sulm raketor strategjik rus synon një kolonë furnizimi me pajisje ushtarake që kalon nga një vend i NATO-s, si Polonia ose Sllovakia, në Ukrainë. Nëse do të kishte viktima në anën e kufirit të NATO-s, kjo potencialisht mund të aktivizonte nenin 5 të kushtetutës së NATO-s, duke e nxjerrë të gjithë aleancën në mbrojtjen e vendit të sulmuar.

3. Mes luftimeve të ashpra në Donbas ndodh një shpërthim në një objekt industrial që shkakton çlirimin e gazeve kimike toksike. Ndërsa kjo tashmë ka ndodhur, nuk ka pasur asnjë vdekje të raportuar. Por nëse do të shkaktonte viktima dhe nëse zbulohej se ishte shkaktuar qëllimisht nga forcat ruse, atëherë NATO-ja do të ishte e detyruar të përgjigjej.

Është krejtësisht e mundur që asnjë nga këta skenarë të mos realizohet. “Ajo që ne po përpiqemi të arrijmë është t’i japim Ukrainës çdo ndihmë që mundemi, përveç Luftës së Tretë Botërore. Problemi është se Putini është një lojtar pokeri më i mirë se ne”, thotë një nga oficerët ushtarakë më me përvojë të Britanisë, i cili kërkon të mos i përmendet emri. Deputeti britanik, Tobias Ellwood, është dakord me këtë ide. “Rusia e bën kërcënimin e përshkallëzimit në mënyrë shumë efektive. Edhe ne jemi të trembur. Kemi humbur aftësinë për të kontrolluar përshkallëzimin.”

Çfarë ka dhënë Perëndimi për Ukrainën deri më tani?

– Mbi 30 vende kanë ofruar ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, duke përfshirë 1 miliard euro nga BE-ja dhe 1.7 miliardë dollarë nga SHBA-ja;

– Furnizimet me armë, municione dhe pajisje mbrojtëse, si sistemet raketore antitanke dhe kundërajrore, duke përfshirë Javelins dhe Stingers, të cilat janë armë kundërajrore, të përdorura më së shumti në Afganistan kundër avionëve sovjetikë;

– Furnizimi me Starstreak – një sistem i mbrojtjes ajrore i prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar;

– Anëtarët e NATO-s kanë frikë se furnizimi me pajisje më të rënda sulmuese, si tanke dhe avionë luftarakë mund të çojë në konflikt të hapur të drejtpërdrejtë me Rusinë. Por kjo nuk i ka penguar çekët të japin tanke T72.

Tags: KonfliktnatopërshkallëzimUkrainë

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Noka: Basha iku bashkë me vendimet që mori, kryetarin e ri e vendos vota

Noka: Basha iku bashkë me vendimet që mori, kryetarin e ri e vendos vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In