Aktualitet

Tre të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe një refugjat sirian, grabiti banesën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:16 - 17/02/20 |
mapo.al

Tre persona janë vënë në pranga në Durrës. Policia bën me dije se ata janë arrestuar me akuza të ndryshme, njëri i kapur me drogë, tjetri për një aksident pasi drejtonte makinën i dehur dhe një tjeter për vjedhje.


Në pranga u vunë F. A., 25 vjeç, banues në Durrës, i kapur në zonen e plazhit me marijuanë, F. Sh., 36 vjeç, pasi pas një përplasjeje me një mjet tip “BMW”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjendje të dehur dhe O. M., 29 vjeç, refugjat sirian i cili ka vjedhur në një banesë dy laptopë dhe një sasi bizhuterish.



Njoftimi i policisë
Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:


F. A., 25 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë kontrollit fizik, në lagjen Nr. 13, Plazh, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi 10.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
—–
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Sh., 36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, pas një përplasjeje me një mjet tip “BMW”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjendje të dehur.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin:

O. M., 29 vjeç, banues në Siri.

Ky shtetas dyshohet se me datë 11.02.2020, në lagjen Nr. 17, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit J. Gj., dy laptopë dhe një sasi bizhuterish, si edhe ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. T., ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja”.



Pas