Aktualitet

Tre të arrestuar për vdekjen e shqiptarit në shtyllën e tensionit në Greqi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:53 - 02/04/21 |
mapo.al

Ditën e djeshme, në zonën e Eretria-s Greqi, ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku kanë humbur jetën 3 elektricistë nga goditja elektrike.





Mes tyre ishte dhe një shqiptar. Shqiptari, i identifikuar si Aleks Bruka, ishte nga Rrësheni dhe baba i tre fëmijëve.


Një ditë pas ngjarjes është bërë arrestimi i tre personave që janë dërguar në Prokurori. Të arrestuar janë përgjegjësi, inxhinieri përgjegjësi i projektit dhe mbikëqyrësi i punëve.




Ata po përballen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Megjithatë, hetimi për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes vijon ende.


Kujtojmë së nga ngjarja e ndodhur dje, pati edhe një të plagosur i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.


1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas