Aktualitet

Tre të dënuar dhunojnë gardianët e burgut të Vlorës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 14/05/20 |
mapo.al

Një sherr ka ndodhur në ambientet e IEPV Vlorë, në datën 3 Maj, ku të burgosurit pasi janë rrahur me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë dhe ndaj dy gardianëve të burgut, të cilët kishin ndërhyrë për qetësimin e situatës.


Tre të dënuar Eduart Xhezo, Emilent Dhepa dhe Lulzim Demiraj kanë rrahur të burgosurin Eduart Ahmeti, ndërsa e gjithë ngjarja është zhvilluar brenda dhomës së telefonatave.


Dy policë të burgut kanë ndërhyrë për t’i ndarë por të dënuarit kanë ushtruar dhunë edhe ndaj tyre.


Të tre të dënuarit, Xhezo, Dhepa dhe Demiraj janë izoluar për 3 muaj me kërkesë të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili, ndërsa kjo kërkesë është miratuar edhe nga gjykata e Vlorës, në një vendim që është shpallur në datën 7 Maj.


Pak ditë më parë një situatë e tensionuar u shënua edhe në burgun e Reçit, ku disa të burgosur i vunë flakën dhe dhunuan gardianin në sektorët e ajrimit në këtë institucion, ndërkohë që më herët tensione ka pasur dhe në burgun 313 në Tiranë, ku disa të dënuar kanë shpërthyer në thirrje, pas zbulimit të disa rasteve me COVID-19.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas