fbpx

Aktualitet

Tre të rinj dhunojnë barbarisht kamarierin në Berat (Video)





               Publikuar në : 21:25 - 21/11/19 |
mapo.al

Një i ri nga Berati është dhunuar brutalisht nga tre persona të tjerë. Mendohet se sherri ka nisur për motive të dobëta.


Pamjet janë publikuar sot nga “Jeta osh Qef”, ku shihet se si disa të rinj dhunojnë barbarisht një bashkëmoshatarin e tyre.



Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit dhe siç shihet në video, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma.


Një tjetër qytetar përpiqet t’i largojë ata, por përballet me djemtë e acaruar të cilët e shtyjnë.

Ndërkohë ka reaguar edhe policia. Në një komunikatë, policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “13 Shtatori”, ku është dhunuar shtetasi me iniciale N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas.

Komunikata e Policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi nëd flagrancë i shtetasve:

F.G, 17 vjeç,
J.B, 23 vjeç,
K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas