Tre pacientë kanë ndërruar jetë sot nga COVID-19 në vendin tonë.
Shkon në 208 numri total i të vdekurve nga virusi i rrezikshëm. Sot nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65-vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe një 76-vjeçare.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
141 raste të reja janë konfirmuar sot pozitiv me COVID-19, një shifër kjo rekord, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 6817.
LEXO EDHE:
Tjetër shifër rekord, 141 raste të reja me koronavirus në vendin tonë