Aktualitet

Tre vrasje në një muaj, lirohet nga detyra shefi i hetimit në Elbasan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 13/05/21 |
mapo.al

Lëvizje në drejtorinë e policisë së Elbasanit






Tre vrasjet që tronditën këtë qytet në harkun kohor të pak ditëve kanë bërë një “kokë turku”, që është shefi i hetimit, Gjon Gecaj, i cili është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.


Në vendin e tij emërohet Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti-drogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.







Në datë 21 prill në kulmin e fushatës elektorale, 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare u ekzekutua Pjerin Xhuvani, ndërsa prokuroria ka akuzuar për krimin Arbër Paplekën, ish-efektiv i RENEA-s, pjesë e skuadrës së PD-së për mbrojtjen e votës.



Në datë 6 maj u ekzekutua nga burri sapo doli nga gjykata Liljana Buzo 54-vjeç. Krimi përpara derës së drejtësisë ishte tronditës. Policia vendosi në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo, por nuk mundi të parandalonte ngjarjen e rëndë.

Lexo edhe :  Rama e largoi nga Elbasani, Balla prezantohet në Fier si drejtues politik


Në datë 11 maj u vra në një atentat mafioz Everest Çaka, në sy të gruas, e cila mori një plagë në dorë. 41-vjeçarit iu bë pritë në momentin që po shkonte te vjehrri. Pista kryesore ku po hetohet është saga e hakmarrjeve mes bandave që zanafillën e konflikteve e kanë jashtë vendit për shkak të drogës.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas