Aktualitet

Tregim – Rrëfenjëtarët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 12/12/20 |
mapo.al

Tahar Ben Jelloun



Përktheu Minella Dani


Që kur u prish rotonda e madhe, sipas urdhërave të inxhinierit përgjegjës të urbanistikës, për tu mundësuar një degë e autostradës – vendim i marrë me këmbënguljen e së shoqes, prindërit e të cilës banonin  jo shumë larg asaj zone – rrëfimtarët e lagjes nuk dinë  ku të mblidhen  për të treguar bëmat e historitë e tyre. Provuan me protesta në autoritetet e vendit, kërkuan takim me valiun, kaidin, qenin e kaidit, mushkën e kaidit, jo me gruan, thjesht për



faktin se kaidit i pëlqejnë meshkujt. Pastaj kontaktuan me deputetin e zonës, i cili u referoi se çështja nuk futej në kompetencat e tij, se ishte i zënë me vizitën e zëvendësekretarit të shtetit në Ministrinë e Erës – po, sepse Maroku është i vetmi vend që ka një ministri të tillë. Provuan të bisedojnë me Lala Fatuman, gruan e përgjegjësit të katastrofës që iu ishte shkaktuar. S’gjetën shërim. Problemi tyre nuk u mor në konsideratë nga askush. Jo vetëm mbetën pa punë e asnjë lloj mbështetje, por edhe historitë që kishin bërë zakon të tregonin u harruan ose po tregoheshin gjetiu, në libra ose filma. Gjithë rrëfenjëtarët vunë ndonjë kile dhjam më shumë.



Por historitë duhen treguar. Po s’u treguan, shkruar ose vizatuar ato humbasin esencën, humbin shprehjen siç humbin ujrat e lindjes së një gruaje shtatzënë. Zhduken pa lënë gjurmë.


Disa rrëfimtarë, provuan si nëpunës publik. Pa sukses. Që kur celularët po i përdorin edhe fëmijët, njerëzia nuk shkruan më. Një pjesë e rrëfenjëtarëve iu kthyen kullotjes së ndonjë deleje ose dhie, rreth e qark qytezës.

Vetëm Moha vendosi të mos dorëzohet, të luftojë gjer në fund. Po ku t’i gjente dëgjuesit? Zgjodhi një qoshe pas kjoskës së veglave të punëtorëve të autostradës. Po atje makinat nuk qëndronin.

Berrekid, është një qytezë e vogël, e njohur për spitalin psiqiatrik. Ky emër për shumë vetë është sinonim i çmendurisë. Moha zuri vend në një kafene, bleu një celular, shënoi emrin e vet në një tabelë dhe shkroi: “ Moha do jua gjallërojë mbrëmjet”. Kurioziteti qe i tillë sa në një farë pike nuk po ia mbërrinte t’iu përgjigjej gjithë pyetjeve.

Një ditë kaloi andej Bukaibi, një pronar tokash analfabet, por shumë i pasur që i thot: “Unë s’ kam bërë shkollë, po kam katër ferma, dhjetë stalla e katër gra, ç’të kem më shumë? Iu afrua Moha-së dhe e pyet:” Ç’ke shkruar në atë kartë ?” Moha i shpjegoi idenë që kishte. Ai qeshi: “je dreqi vetë Moha, por je dhe me fat. Nesër do të organizoj një darkë për prefektin, auteritetet e gjithë ata gomerët e kryeqytetit… desha të them qeveritarët! Më fal që flas kështu, por kam njohur dikur ndonjë monstër ndërmjet tyre që besonte se parlamenti është hamam! Kohë të tjera, kohë kur inteligjencia nuk ishte e mirëpritur! Ndryshe sot! Hajde, pra ,të na dëfresh. Po të jap një paradhënie.”

Bukaibi i rrëshkiti në xhep një lëpushkë blu. Dyqint dërhem!, atë që fitonte për një javë kur tregonte historira në sheshin e Mirë. Moha u kënaq, por njëkohësisht u vu edhe në siklet. Si të dëfrente një grup të pasurish e  parvenu- sh ë ?

Duhej të tregonte gjëra që u bëjnë vaki vetëm të tjerëve. Ndërkohë duhet të jenë zbavitëse.

Të premten në darkë Moha shkoi tek Bukaibi i maskuar si gomar. Kish marrë me vete një cigarishte mjaft të gjatë për të rënë në sy. Thithte cigaren e vente e vinte duke u tundur. Të pranishmit kur e panë nisën të qeshin si të çmendur. Gomari Moha kish kërkuar një kolltuk të madh dhe një gotë çaj. Me tu sistemuar rahat rahat, nisi të flasë si para një auditori universitar: “Jam një gomar, por një gomar që plotëson rregullin: inteligjent, i edukuar, perëndimor, i arabizuar, me kontroll, transformuar në akrobat dhe jo budalla. Ajo që dua t’ju tregoj na përket gjithë ne marokenëve, burra të mirë, të ndershëm….

Mos qeshni, jo. E habitshme! Sapo filloj të  flas për ndershmëri filloni e qeshni, si të mos jemi të zotë për të qënë marokenë,  jo korruptorë ose jo të korruptuar! Përmbajeni pak të qeshurën, do të qeshni më shumë në fund të historisë.

“Gjithçka zhvillohet në atë Botë, të nesërmen e  Ditës së Gjykimit. Jemi në ferr. Zoti ka dërguar atje gjithë ata që nuk i janë bindur, gjithë ata që kanë grabitur jetimët, keqtrajtuar gratë, ata që kanë vrarë njerëz të pafajshëm në emër të fesë, në emër të mosdhunimit të saj. Shoh se nuk po qeshni më. Aaa…ju fut frikën ferri? Mua jo. Sepse ferrin unë e kam njohur, si gomar që jam. Kam njohur kalvarin që  më kanë shkaktuar njerëzit. Por të ecim përpara, jam vetëm një dëshmitar dhe nuk dua të prish darkën tuaj.

“Pra, jemi në ferr. Ka kazanë të mëdhenj me vaj të nxehtë. Çdo shtet ka kazanin e tij. Ai i Amerikës është më i madhi. Mijëra amerikanë janë të zhytur atje, lakuriq, e përvëlohen. Disa kërkojnë të shpëtojnë duke u ngjitur në faqet e kazanit. E kanë mundësinë t’i venë duart në buzët e tij, por atje rrezikojnë lëkurën e tyre. Në fakt, atje qëndrojnë xhelatë  paisur me shufra të gjata në duar e i shtyjnë poshtë me forcë. Bien në vajin përvëlues mes ulërimash. “Kazani i anglezëve është plot, por “mysafirët” e kazanit, të edukuar, vuajnë në qetësi. Ka nga ata që duan të shpëtojnë. Edhe për këta shufrat e xhelatëve i kthejnë poshtë sistematikisht.

Kazani i italianëve ka diçka piktoreske: të pabesët këndojnë, të tjerët luajnë me letra. Nuk shfaqin asgjë nga vuejtjet që provojnë. Ka, megjithatë, atje lart xhahilë që qëndrojnë në gatishmëri. Një ditë u pa një italian të ecte më këmbë sipër vajit. Dukej sikur qëndronte pezull. Realisht, lëvizte mbi kokën e një prej miqve të tij që e pat ndihmuar pa u kursyer në trafiqe pak të qartë. Njeriu pezull këndonte refrene folklorike, tipike të moshës së tretë. Nuk po përvëlohej, por xhelatët e kishin nën kontroll. I vetëm, kish qenë radioja, televizjoni, promotorr autostradash, njeri i besuar i mafias, armik i gjykatësve të pakorruptueshëm. Veshur shik, flokë të parfumosur, fytyrë të pudrosur lehtë, vetëm qeshte me bindjen se pamja e tij bën për vete edhe Zotin. Një goditje e zhyti poshtë në vaj dhe nuk u ndje më. Asnjë italjan nuk mundi të shpëtojë nga ky ferr.

“Arabët kanë të drejtën e kazanëve si të Shteteve të Bashkuara. Nuk kanë qenë të bashkuar në jetë e nuk janë edhe në ferr. Ah! Arabët!(albanezët) Vetëm duke i përmendur të shkojnë ndërmend një mal me probleme, lumenj gjaku, varreza që shtohen çdo ditë, burgje që gati s’shpërthejnë, konflikte kudo,tradhëti… Të gjithë e kanë harruar epokën e shkëlqimit të tyre. Për momentin  vuajnë.

“Nuk do i përshkruaj gjithë kazanët, do të duhej shumë kohë. Do të përqëndrohem me atë që ka të bëjë me ne të pranishmëve sonte këtu, kazanin e Marokut! Eshtë më i bukuri, më i pastri e madje më i qeti.

Imagjinoni, nuk janë as xhelatët paisur me shufra hekuri buzëve të kazanit. As edhe një. Përse? Përse viktimat e kazanëve të tjerë kërkojnë të shpëtojnë e përfundojnë të shtyrë në fund të kazanit, ndërsa ai i marokenëve bën përjashtim? Mund të më përgjigjeni se jemi më të zgjuar se sauditët të cilët zakonisht i quajnë “deshë” nga që gratë dhe vajzat e tona i kanë kaluar, tashmë, në artin e qethjes së leshit të deshëve.

Jo, nuk kam asgjë kundër sauditëve, por mund të kishin diçka më shumë dinjitet kundrejt mjerimit. Por vazhdojmë më tej.

“Egjiptianët, janë fatalistë, sigurisht. Durojnë; megjithatë, ndokush kërkon të dalë nga ferri.

“Pra… e merrni me mend përse xhelatët nuk preokupohen për kazanin e Marokut? Thjesht sepse nuk është nevoja e ndërhyrjes së tyre. Sa herë që ndonjë maroken kërkon t’i ngjitet faqes së brendshme për të dalë jashtë nga ky vaj përvëlues, duart e marokenëve të tjerë e tërheqin brenda vajit drejt fundit të kazanit.

Duhet patjetër të jenë të gjithë të zhytur. S’duhet të shpëtojë asnjë. Nëse duhet vuajtur, duhet të kenë të gjithë të njëjtin fat. Në qoftë se dikush ngre kokë, i duhet prerë. Kështu jemi, njerëzor, por jo edhe shumë.

“Moralin e kësaj historie, miqt’ e mi, jua le ta nxirrni vetë. Ata që heshtin më kanë kuptuar. Të tjerët që qeshin, nuk do të qeshin gjatë!”

Përkthim nga libri “Strade”

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas