Lazio fiton derbin dhe në rrjetet sociale, Anna Falchi shpërtheu nga gëzimi: “Shqiponja ime, Alyssa, u kthye në stadium me mua, pas një kohe të gjatë. Edhe herën e fundit ishim së bashku!!! Këtu jemi përsëri dhe me fitoren e Lazios në derbi, kundër Romës, 3-2!!!”
Showgirl-i dhe prezantuesja italiane, një tifoze e njohur bardhekaltër, i kushtoi një postim fitores së Sarri kundër Mourinho, të siguruar falë golave të Milinkovic, Pedro dhe Felipe Anderson. Ajo përdori një fotografi të vetën në Instagram, direkt nga stadiumi, për të uruar skuadrën e zemrës: “Gjithmonë forca Lazio!”
Anna Falchi, gjithashtu i kushtoi “story” të shumta ndeshjes, duke treguar ardhjen e saj në stadium dhe gëzimin pas fitores. Ndër videot e publikuara, megjithatë, edhe një me Zaniolo-n. Vajza e ekranit në fakt ka ripostuar largimin nga fusha të yllit të Romës, i cili iu tregoi (i preku me dorë) organet gjenitale tifozëve të Lazios ndërsa kthehej në dhomat e zhveshjes… “Shikoni se çfarë bëri Zaniolo në fund të lojës”, – shkruan Falchi.