Aktualitet

Tregoi shokët e krimit në Durrës, merret në mbrojtje familja e Klevis Allës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:23 - 02/05/20 |
mapo.al

Klevis Alla, 22-vjeçari nga Nish-Tulla e Durrësit, tashmë konsiderohet bashkëpunëtori i prokurorisë, pasi falë dëshmisë së tij policia dhe prokuroria, ka arritur të identifikojë personat që dyshohet të jenë organizatorët dhe qitësit, në 4 vrasje të kryera në Durrës, në datën 2 mars dhe 24 prill 2020.


Alla është marrë në mbrojtje nga strukturat e Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, ku bashkë me të në mbrojtje mësohet të jetë vënë dhe familja e tij.


Ai ka treguar me detaje të gjithë dinamikën e krimit, ndërsa ka rrëfyer dhe vendin se ku i kishin hedhur armët e përdorura në vrasje. Dëshmitari i prokurorisë, ka treguar se kishin njohje me dy vëllezërit Haxhia dhe Anxhelo Avdija e Dorjan Shkoza, por konfliktet e lindura për tregtinë e drogës, kishin sjellë që anëtarët e grupit të ndaheshin në dy fraksione, duke filluar eliminimin fizik të tyre.


Deri në këtë fazë të hetimit kjo çështje është duke u hetuar nga prokuroria e Durrësit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim dosja ti kalojë për hetime të mëtejshme, prokurorisë së posaçme SPAK, për shkak se personat kanë vepruar në format e grupit kriminal, me detyra dhe role të menduara mirë. Burimet nga policia thanë se janë dhe katër persona të tjerë që kërkohen për tu arrestuar, por deri në këtë fazë të hetimit nuk jepet asnjë e dhënë për këta persona. Altin Ndoci është një personazh jo i panjohur nga policia e Tiranës, pasi ai u ndalua në vitin 2015 për akuzën e vjedhjes, “Mbajtjes pa lejë të armëve” e “Trafikimit të mjeteve motorike”.


Në këtë operacion policia veç sendeve të paligjshme i sekuestroi Altin Ndocit dhe dy radio policie të cilat ishin të fiksuara në sinjalet e komunikimit të gjithë komisariateve të Tiranës.

Ja çfarë thuhet në dosjen e dënimit të Altin Ndocit…gjatë kontrollit të makinës, u gjendën tre pistoleta, e para model 54 me 4 krëhëra me fishekë, nje model “Franchi Llana” me 14 copë fishekë, një revolver me mulli me 5 fishekë. Po ashtu në automjet u gjetën një maskë ngjyrë të zezë,dy palë doreza, dy radio dhënëse- marrëse me sinjale të komisariateve të policisë Tiranë, një tabelë dore me mbishkriminin “Ministria e Financave”,një çantë sportive me tre flamuj të cilët përdoren nga arbitrat e futbollit etj…”.

Gjithashtu Altin Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier. Tashmë Altin Ndoci po verifikohet nga policia për pozicionin e tij në këtë ngjarje, ku grabitja dështoi vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Fierit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me armë, mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku 20 vjeç ndërsa shoku i Altin Ndocit, Arben Muço, u plagos dhe u arrestua më pas nga policia. Personat e tjerë që ishin me ta atë natë Marsi 2018 u larguan me shpejtësi, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia./ Elton Qyno

LEXO EDHE: 

Atentati në Durrës/ Burg dy autorëve, avokati: Altin Ndoci shkoi në varrimin e vëllezërve Haxhia

Atentati në Durrës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Si u ekzekutuan vëllezërit Haxhia

E shkuara e errët e Altin Ndocit, njeriut që vrau 4 persona në Durrës


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas