Vajzat e presidentit amerikan Barack Obama, Sasha dhe Malia, janë akuzuar se nuk kanë klas dhe respekt.
Komentet ndaj tyre u bënë nga një zyrtare republikane, e cila kritikoi mënyrën se si ato u paraqitën gjatë ceremonisë për Ditën e Falenderimeve.
Elizabeth Lauten, drejtoresha e komunikimit e kongresmenit republikan Stephen Fincher i bëri komentet në Facebook, por më pas i fshiu.
Pas kritikave të forta, ajo kërkoi falje, duke thënë se kishte lëshuar disa fjalë lënduese.
Ajo kritikoi fustanet e shkurtra të veshura prej tyre, por edhe faktin që dukeshin të bezdisura e të lodhura në krah të babait të tyre në ceremoninë tradicionale të faljes së gjelit të detit.
“Jeni pjesë e Familjes së Parë, tregoni pak klas dhe respekt,” shkroi ajo.