Aktualitet

Tregtarët për Tabakun: Po vuajmë për mëshirë, pandemia na rëndoi edhe më shumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 25/02/21 |
mapo.al

Zyrtarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vijon takimet me biznesin e vogël në Tiranë.





Sot, Tabaku ishte në “Tregun Elektrik” dhe “Lagjia e Tabakëve”, ku u njoh më nga pranë me vështirësitë e sipërmarrësve të vegjël.


Ata u shprehën për zyrtaren demokrate se janë në kufijtë e mbijetesës dhe pa asnjë siguri për të ardhmen e biznesit.




“Këtu ndodh një paradoks i jashtëzakonshëm! Ndodh paradoksi që janë 5 veta që pasurohen dhe janë 95% tjerë që vuajnë për bukën e gojës. Sepse të marrësh një spec dhe një patate është mëshirë’”, – u shpreh një tregtare.


Të gjithë një zëri pohuan për Tabakun se janë rënduar vazhdimisht nga taksat vendore e qendrore, dhe nuk u lehtësuan aspak as në periudhën e pandemisë Covid-19.


Ata gjithashtu thanë se paketa e ndihmës financiare që miratoi qeveria, ishte e pamjaftueshme.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas