Që prej vitit 2015 tregu i pasurive të patundshme në Shqipëri ka parë rritje të konsiderueshme. Globalish ky treg e ka kaluar periudhën e krizës së shkaktuar që prej 2008 dhe çdo vit ka patur përmirësime si në shtimin e kërkesave ashtu edhe me çmimet konkuruese.
Patjetër që është vështirë të flasësh për një treg si Shqipëria sepse do të na duhej ta analizonim si një hapësirë të tërë, por nëse do të fokusohemi tek “mikrozonat” që përfshin ky treg atëherë do të kemi një panoramë më të qartë. Pikërisht është kjo këshilla që ne i japim blerësve dhe shitësve; drejtohuni gjithnjë pranë një agjencie “Real Estate” për t’u informuar me saktësi rreth “mikrozonës” për të cilën ju intersoheni.
Duke patur nje larmishmëri zonash sfidat e “Century21” bëhet më e madhe dhe komplekse, kjo për të ofruar më të mirën përmes agjencive dhe agjentëve të zonave përkatëse.
Përshembull sfida në Vlorë është të tërheqim sërish blerës nga qytetet e mëdha si Tirana apo nga jashë ndërsa sfida në Durrës (duke qenë se kërkesat nga jashtë janë të larta), është të gjejmë prona cilësore dhe me dokumentacion të rregullt.
Pyetja që shtrohet natyrshëm është; po klienti më çfarë sfidash përballet?
Konsideruar faktin se 95% e njerëzve blejnë ose shesin prona vetëm 2 herë në jetën e tyre atëherë janë 2 sfida dhe pikëpyetjet që ata hasin në mbarë botën:
- Sa është çmimi i duhur që duhet të shesë apo të blejë një pronë në një zonë të caktuar ?
- Sa i sigurt është procesi i shit-blerjes duke konsideruar vlerën e lartë të transaksionit ?
Këto janë temat më të diskutuara në të gjitha degët e shërbimeve të agjencive “Century21”.
Kompania garanton se profesionistët e pronave në çdo zyrë japin informacionin e duhur dhe arrijnë të pozicionojnë çmimin e saktë për pronën qoftë në blerje apo në shitje. Kjo ndodh fal “sistemeve kompjuterike” të avancuara që marka globale “Century21” përdor.
Pika e dytë shumë e rëndësishme është standardi me të cilin i shërbehet klientit duke i parqitur historikun e plote të pronave për të garantuar besim në të gjithë procesin. Këto janë 2 faktorët që garatojnë një investim të rëndësishëm, një transaksion të suksesshëm dhe një klient të lumtur.
Agjencia immobiliare i jep një vlerë të vërtetë pronës dhe investimit tuaj.
Nga “CENTURY 21 Albania” sh.p.k
Administrator
Jonian ANTONI