Aktualitet

Trëndafila dhe një pusullë romantike, kush e surprizoi Ana Kaurin në emision?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:54 - 06/02/21 |
mapo.al

Ana Kauri prezantoi për dy ditë me radhë emisionin “Për’puthen”, në mungesë të moderatores Bora Zemani, e cila është infektuar me Covid-19.






Deri në rikthimin e Borës, të gjitha vajzat do të moderojnë me radhë emisionin, ndërsa Ana duket se ia doli me sukses në moderimin e saj.


Teksa bashkëbisedonte me Arian Konomin, papritur në studio vjen një buqetë me trëndafila për Anën, shoqëruar me një pusullë e cila shkruante:







“Sytë e tu nuk më lënë indiferent. Në fund të transmetimit do të dëshiroja një kërcim me ty.”– shkruante pusulla që e bëri tepër kurioze Anën të mësonte kush e kishte bërë këtë surprizë.




Pavarësisht se ishte tepër kurioze, vetëm në fund të emisionit Ana mësoi nga e kishte surprizën. Teksa muzika romantike nisi në studio, konkurrenti i ri Riniani u ngrit në këmbë dhe ftoi në kërcim Anën, e cila ngeli pa fjalë.

Ajo pranoi se kjo surprizë e kishte emocionuar shumë dhe nuk e priste aspak, pasi e kishte humbur “shpresën” nga djemtë e “Për’puthen”.

Madje, Ana e zgjodhi Rinianin për një takim gjatë javës së ardhshme.

1


Etiketa: ,

Pas