Në Indi nuk e preferojnë shumë dhe e quajnë si ushqimin e të varfërve. Por ky frut po pushton me shpejtësi supermarketet në vendet perëndimore.
Ai quhet thjesht Xhek dhe është një frut që rritet kryesisht në Azi. Xhek ose Fene është një frut i familjes së fiqve. Ai është fruti më i madh që rritet në një pemë, pasi peshon deri në 55 kilogramë.
Një pemë mund të prodhojë deri në 200 fruta në vit.
Deri më tani 70 përqind e prodhimit shkonte dëm, por në Perëndim kanë nisur ta preferojnë veganët. Kjo pasi kur gatuhet, thuhet se fruti ka shijen e biftekut.
Edhe restorantet më të njohura në Britani kanë nisur ta promovojnë atë.
Megjithatë ka nga ata që thonë se shija dhe aroma nuk është aq e mirë, pasi ngjan si qepë e prishur. Ndonjëherë nuk duhet t’u besosh shijeve, por trendit.