Kida njihet për look-un e saj si kameleon që ndryshon pothuajse çdo javë. Tashmë jemi mësuar që këngëtaren kosovare ta shohim pothuajse me të gjitha ngjyrat e flokëve.
Këngëtarja ka shpërndarë në InstaStory një foto me filtrat e rrjeteve sociale ku flokët i janë ‘lyer’ rozë.
Mirëpo çfarë bëri përshtypje është fakti që ajo shkoi krahas fotos: “E dashuroj këtë”.
Mos vallë Kida po mendon të ndryshojë sërish look dhe të kthehet në një kokë-rozë?
Në fakt, nuk është fare habi që shumë shpejt ta shohim këngëtaren me një ngjyrë të re flokësh, pasi u tundua nga filtri që “po çmend” vajzat e showbiz-it.
Flokët ngjyrë rozë i provoi edhe Luana Vjollca, të cilës iu duk gjithashtu një fije tundimi për të ndryshuar ngjyrën e saj.
Mbetet vetëm për t’u parë nëse flokët ‘pink’ do të jenë trendi i kësaj vjeshte!
Etiketa: floket roze, Kida, Luana Vjollca, treni i ri