Kronika

Tri grupet kriminale që bashkëpunuan për grabitjen e Rinasit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 23/04/19 |
mapo.al

Sipas hetuesve, personat që kanë mbetur të lirë nga 3 grupet e mësipërme janë bërë bashkë për të kryer ndoshta grabitjen më të madhe të ndodhur në Shqipëri. Policia ka ndaluar 4 të dyshuar.






Në grabitjen e 9 Prillit në pistën e Aeroportit të Rinasit u përfshinë tri grupe kriminale, bashkëpunimi mes të cilëve origjinën e ka në Greqi. Admir Murataj, i vrarë në grabitjen e fundit, Kelment Çala dhe Ilir Kupa u arratisën së bashku nga burgu i Trikallës, në Marsin e 2013. Pasi u vendosën në Shqipëri, ata vazhduan të kishin të njëjtin aktivitet kriminal, duke kryer disa nga grabitjet me spektakolare.


Katër të ndaluar





Dy javë nga grabitja në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, janë kryer dhe ndalimet e para. Policia njoftoi dje se janë 4 persona që kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy persona, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, nga Elbasani, të cilët dyshohet se kanë patur një rol mbështetës. Pikërisht në Elbasan policia ka zbuluar një pikë servisi makine ku mendohet se është bërë prej tyre modifikimi i automjetit me të cilin është kryer grabitja në pistën e aeroportit. Servisi ishte marrë me qira në muajin shtator të viti të shkuar nga Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës, person në kërkim dhe i dyshuar të ketë qenë krahu i djathtë i Admir Muratajt. Të dy së bashku, ata janë autorë të disa grabitjeve të mëparshme në Greqi dhe në Shqipëri. Dy të ndaluarit e tjerë janë Alkond Bengasi, nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe Oltian Veseli nga Fushë-Kruja. Edhe ata dyshohet se kanë patur një rol dytësor në grabitje duke ndihmuar në faza të ndryshme të saj. Të paktën njëri prej tyre mendohet të ketë qenë shoferi i fugonit të dytë me të cilin grabitësit, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, arritën të largoheshin.



Të përfshirë 3 grupe kriminale



Grupi i Ilir Kupës u njoh nga autoritet shqiptare si ‘Banda e Babagjyshëve’. Një e pjesë anëtarëve të këtij grupi u dënuan nga gjykatat, ndërsa personave të tjerë nuk iu provua pjesëmarrja në këto ngjarje, por që kishte informacione që ata ishin pjesë e tyre. Pas kthimit në Shqipëri, personi më aktiv në disa grabitje miliona euroshe ishte Admir Murataj. Në 3 grabitje ku ai mori pjesë arriti të vjedhë rreth 10 milionë euro. Pjesa më e madhe grupit të tij u arrestuan dhe u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Megjithatë ai nuk u prangos së bashku me anëtarët e tjerë, të cilët dyshohet se ishin grupi i zjarrit që sulmonin blindat me para. Në grabitjen e 9 Shkurtit 2017 mori pjesë edhe Dash Kupa dhe vëllai i tij Everesti. Sipas prokurorisë, ata kishin në pronësi një piceri në Fushë-Krujë dhe aksioner në këtë biznes sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB, është Ermal Veseli, i vëllai i Oltian Veselit, i arrestuar për grabitjen e fundit. Ndërsa personi i cili për vite qëndroi në hije në vendin tonë, pas kthimit nga Greqia, ishte Klement Çala. Ai u dyshua se mori pjesë në grabitjet e Qafë-Kasharit, por asnjëherë nuk pati ngritje akuzash për të. 31-vjeçari u arrestua në vitin 2015 në Vlorë për armëmbajtje pa leje, së bashku me Alkond Bengasin, një tjetër nga të ndaluarit për grabitjen e fundit në Rinas. Por Gjykata e Vlorës në fund vendosi ta dënojë me 4 vite shërbim provë edhe pse ai kërkohej nga autoritet greke në atë kohë për arratisjen nga burgu. Sipas hetuesve, personat që kanë mbetur të lirë nga 3 grupet e mësipërme janë bërë bashkë për të kryer ndoshta grabitjen më të madhe të ndodhur në Shqipëri.

1


Etiketa: , , , ,

Pas