Kryesore

Tri kohët e Edi Ramës: Kryeministri rrëfehet për revistën Mapo








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:29 - 06/07/16 |
mapo.al

kopertinaE para është piktura, pastaj politika, po e treta?


Bazuar në një shprehje të vetë Edi Ramës për tri ‘jetët’ e tij, revista Mapo ka realizuar një intervistë të gjatë me kryeministrin shqiptar.


Në revistën e dalë në treg prej të dielës, Rama flet për fëmijërinë dhe vizatimet e para, për Liceun, rebelizmin dhe marrëdhënien me babain, që i diktoi filozofinë e jetës: Mos kërko, sepse nuk merr!


“Këtu ‘qenve’ mund t’u them pa zbukuruar asnjë presje se im atë zotëronte artin e të qenit një baba tolerant si rrallëkush, përballë fëmijës, adoleshentit rebel apo djalit të rritur e më pas, të bërë burrë po se po. Nëse shpirti im nuk u ndrydh dhe unë u bëra një njeri i lirë në mendimet e zgjedhjet e mia, kjo është në radhën e parë meritë e tij”, thotë Rama.


Kryeministri shprehet se pikturën e ka nisur në banjën e shtëpisë.


“Po, po, nuk ishte aspak shaka, nuk kishte vend tjetër në shtëpi, në kuzhinë apo dhoma, ishte e pamundur. Kuzhina, përveçse e vogël, ishte gjithnjë e ‘populluar’ nga gjyshja dhe mamaja, ndërkohë që në dhoma, as që bëhej fjalë të hapje bojërat e vajit”.

Vizatimet e tij tashmë nuk janë vetëm në letër, por po kthehen në motive tekstili dhe qeramike, madje janë transformuar në skulptura me ngjyra.

Më poshtë një koleksion i punimeve të Ramës, i ekspozuar në galerinë e njohur “Alfonso Artiaco” në Napoli.

“Aty ku ekspozohen punimet e mia, nuk hyn ‘miku’ e as bëhen favore për hatër të pushtetit të dikujt në vendin e tij. Janë galeri me emër, superprofesionale, që nuk mund t’i çelin dyert e ndezin dritat për çoka. Sigurisht, fabula e një kryeministri që krijon në zyrën e tij është shumë e veçantë dhe ka rolin e vet, por është pjesë e së tërës”.

Intervistën e plotë e gjeni në treg në numrin e radhës së revistës Mapo.

 



Pas