Kryesore

Tri veprimet e qeverisë që rrëzuan demokracinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:21 - 22/05/20 |
mapo.al

“Masa Autokratike në kohë korone” i ka quajtur fondacioni KonradAdenauer veprimet e qeverisë për prishjen e Teatrit, diskutimet për kanabisin dhe gjobën ndaj TV Ora në raportin e publikuar së fundmi. Fondacioni shprehet se arroganca dhe mungesa e transparencës, shkelja e ligjit nga ana e këshillit Bashkiak, po minon dhe procesin e negociatave me BE-në, që në thelb ka luftën kundër korrupsionit, lirinë e shtypit dhe sundimin e ligjit.


Fondacioni gjerman Konrad-Adenauer (KAS)akuzon qeverinë shqiptare se ka shfrytëzuar situatën e pandemisë, për të forcuar pushtetin autokratik të Edi Ramës. Në raportin me titull “Masa autokratike në kohën e Koronës” fondacioni bazohet në tre shembuj, vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, gjoba ndaj TV Ora News, si dhe diskutimi për legalizimin e kanabisit.Raporti hedh dyshime se këto veprime janë bërë enkas në një kohë kur në vend vazhdon deri më 23 qershor, gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore”, e cila kufizon dhe mundësinë e protestave dhe tubimeve.


Raporti


Një vend tëveçantë në raport zëçështja e teatrit kombëtar ku përshkruhet dhe konflikti dyvjeçar mes qeverisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e teatrit. Kërkesën e bërë nga kompania Fusha, nxjerrjen e një ligji tëposaçëm në interes të një biznesi,apo dhe akuzat e shoqërisë civile por edhe të institucioneve si Presidenti i Republikës për një aferë me prapavijëkorruptive. Vendimi i Këshillit bashkiak, i marrë me urgjencë nuk ishte i mbështetur në ligj.


Si argument KAS përmend faktin se ndryshe nga trualli ndërtesa nuk ishte pronë e bashkisë. Edhe klasifikimi i Teatrit si një godinë e rrezikshme është një akt juridik administrativ, i ciliduhet të kalojë më parë nga instancat gjyqësore. Këshilli Bashkiak në të kundërt është një institucion politik dhe nuk ka kompetenca për të nxjerrë akte juridike që parashtrohen nga një institucion qeveritar.

Nga ana tjetër, KAS kritikon edhe faktin, se mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk u bë e njohur më parë, siç e parashikon ligji. Për fondacionin, shembja e teatrit është një ogur jo i mirë para çeljes së negociatave. Por nga ana tjetër dhe raporti i përpiluar nga Instituti i Ndërtimit, vetëm një ditë para vendimit tëKëshillit Bashkiak, në datë 13maj ngre dyshime të forta për vërtetësinë e tij, pasi tre nga pesë ekspertët që kanë firmosur nuk kanë qenë prezent nëekspertizën e bërë.

Në raportthuhet se ndërtesa duhet shembur se përbën rrezik shembje. Për KAS qasja e veprimeve të qeverisë shqiptare, ngre disa pikëpyetje në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në, ku në mënyrë të rreptë kërkohet përmbushja e 15 parakushteve që kanë të bëjnë me zbatimin e Reformës nëDrejtësi, luftën kundër korrupsionit, respektimin e lirisë së shtypit apo sundimin e ligjit. “Veprimet më të fundit, mund dhe kanë potencial ta minojnë këtë proces” thuhet në raport. Prishja me arrogancë e Teatrit është një praktikë e papranueshme, pasi në radhë të parë kur bëhet fjalë për vendime të tilla duhet të dominojë dialogu mes palëve.

Ngjashmëri me Vuçiçin

Shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar është trajtuar jo pak dhe në median gjermane sipas radios Dojçe Vele.Korrespondentja për Ballkanin Perëndimor e gazetës austriake Der Standard, AdelheidWölfl, në artikullin e saj me titull “Teatri kombëtar i Tiranës prishet në një aksion nate dhe mjegulle”, bën një paralelizëm mes stilit autokratik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili disa vite më parë në një aksion të ngjashëm shkatërroi brenda natës gjithashtu disa ndërtesa në lagjen e vjetër Savamala në Beograd.JohannWadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristian-Demokrat e Kristian-social, simotrës së Partisë Demokratike në familjen e Partive Popullore Evropiane në rrjetet sociale do të shprehej:“Si mbështetës shumë i fortë i perspektivës evropiane të Shqipërisë, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar me shpejtësi dhe dhunë, më ka lënë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A mos kishin të drejtë gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente, kur refuzonin të jepnin‘po’-në përfillimin e negociatave”.ManuelSarrazin deputet i të Gjelbërve dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, në një deklaratë për programin shqip të radios Dojçe Vele, tha se i kupton protestat e atyre që duan të ruajnëasetet kulturore, dhe është për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje.”Më vjen shumë keq për prishjen e Teatrit Kombëtar pothuajse brenda natës. Sepse unë i kuptoj dhe i mbështes protestat e atyre që duan të ruajnë asetet kulturore kombëtare dhe që janë të angazhuar për zgjidhje demokratike dhe transparente. Prandaj është shumë për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje e përbashkët midis qeverisë dhe artistëve”. Më parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, PeterZingraf, reagoi për mënyrën e shembjes së Teatrit, dhe mungesën e dialogut: “Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, shkruan ndër të tjera ambasadori gjerman.

Jehona

Mënyra se si u prish teatri Kombëtar dhe arroganca me të cilën vepruan institucionet ka shkaktuar indinjatë në opinionin publik vendas, dhe habi në qarqet ndërkombëtare. Këta të fundit nuk arrijnë të kuptojnë një sjellje të tillë me objektet e trashëgimisë kulturore, gjë që ka bërë të heshtin dhe avokatët më të mëdhenj të qeverisë në qarqet evropiane. Por nuk kanë heshtur mediat, të cilat e kanë konsideruar këtëgjest një akt të pastër korruptiv dhe autokratik. Ndërsa Edi Rama dhe ErionVeliaj, përpiqen me të gjitha mjetet e propagandës që t’i mbushin mendjen shqiptarëve se godina e teatrit nuk ka asnjë vlerë, ekspertët e vendit dhe të huaj flasin për të kundërtën. Një grup arkitektësh italianë e vlerësuan si veprën e parëinovative të kohës, dhe një krenari të arkitekturës italiane. I habitshëm është fakti se s’ka kaluar ende një vit kur kryetari i BashkisëErionVeliaji dorëzoi çelësin e Tiranës familjarëve të arkitektit italian GerardoBosioqëështë autori i projektit të teatrit, pasi Ministritë, Sheshi apo Universiteti e stadiumi kanë qenëemra të tjerë tëtë njëjtit grup. Veliaj nuk i kurseu as lëvdatat për ndërtesën e teatrit kur bëri gjestin e nderit ndaj arkitektit, por kjo nuk e pengoi që pas një viti ta quante “stallë kuajsh” apo “godinë tallashi”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas