Aktualitet

Trinjakët gëzojnë familjen nga Hasi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:53 - 20/01/21 |
mapo.al

Marleo, Ajla dhe Anea janë trinjakët që kanë ardhur sot në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, duke sjellë një gëzim të trefishtë për familjen Qema nga Hasi.



Lajmin e gëzuar e ka ndarë dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, e cila e shoqëroi foton e trinjakëve me specifikimin se familja ka përfituar dhe 360 mijë lekë të reja që njihet si “çeku i bebes”.


Familja nga Hasi ka përfituar 120 mijë lekë të reja për secilin nga tre fëmijët e porsalindur, duke e çuar në 5 numrin e fëmijëve në familje.



Sipas ministres nga vitit 2019 kur nisi programi i bonusit të bebes,  më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000 për fëmijën e parë deri në 120,000 lekë për fëmijën e tretë.



29



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas