Aktualitet

Tritan Kalo publikon skanerat e mushkërive të dy të rinjve me koronavirus: Pamje alarmuese





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 05/07/20 |
mapo.al

Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një mesazh në Facebook, duke iu bërë një thirrje të fortë te rinjve që mendojnë se janë imunë ndaj Covid-19.


Kalo ka theksuar se numri i të rinjve që po preken nga koronavirusi është rritur ndjeshëm.


Ai ka publikuar skanerët e mushkërive të dy prej të rinjve, nën 35 vjeç, të cilët janë të shtruar te Spitali Infektiv dhe gjendja e tyre është e rëndë.


Mjeku ka bërë thirrje për zbatim të këshillave të profesionistëve për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim dhe mbajtje të maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara.


 

Mesazhi i Kalos:

Kohë kovidiane. 4.07.2020. Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19. Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbërritjen në pavijon ku të pret Anxhi, një prej infermiereve tona të palodhura e cila gjendet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes së PPE-ve në pavijon fillojnë vizitat e bisedat për shqetësimet e të sëmurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit.

Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç. Pamje e mëposhtme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre. Kurrë mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me komorbozitete dhe moshat e treta.

Bëni kujdes vëllezër e motra. Zbatoni me bindje e përpikëri këshillat e profesionistëve për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara.

Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush. Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm. Higjiena kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë.

Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 nuk ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët. Është një virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”. Mirëbesimi reciprok dhe ndërgjegjësimi kurrë nuk duhet t’ju mungojë.

Asgjë nuk është e pamundshme kur ne bëhemi bashkë në përpjekjet tona. Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real. Together forever!”, shkruan Kalo.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas