Aktualitet

Tritan Shehu i përgjigjet Ramës: Premtimet, ëndrra në diell – ke dështuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:22 - 06/02/21 |
mapo.al

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një takimi në Gjirokastër, ka ironizuar përsëri drejtuesin politik të PD-së në këtë qark, Tritan Shehun.





“Tritani nuk duhet të merret seriozisht, pasi e tund shumë herë kokën kur flet Basha”, u shpreh Rama, ndërsa shprehu rezerva për programin e demokratëve.


Por, pas kësaj deklaratë të Ramës, ka ardhur përgjigjia e menjëhershme e Shehut, në një prononcim për mediat.




Shehu shprehet se; takimi i Kryeministrit ishte i dështuar, pasi nuk ka përmbushur shumë prej premtimeve që u ka dhënë qytetarëve, në gjithë këto vite.


Deklarata e Shehut:


“Rama gënjeu për rrogat e mjekëve, pasi në Gjermani një mjek e ka rrogën 2500 euro ndërsa këtu te ne sipas Ramës mjekët do e kenë pagën 650 mijë lekë të vjetra. Rama hedh rromuze në 3 D, është në ikje dhe i dështuar plotësisht.

Qarku i Gjirokastrës është një nga më të varfërat, detyrohen këta njerëz fisnikë që të largohen nga vendi i tyre. Nuk është bërë asnjë investim, nuk është bërë asnjë investim në rrugët që ishte premtuar, jemi në një qark që është në mizerie të plotë.

Kush e merr më seriozisht këtë kryeministër, që është disa herë jo më poshtë Gjermanisë, por edhe nga vende të tjera të rajonit, qarku i Gjirokastrës nuk e merr seriozisht, premtimet e tij janë si ëndrra në diell”.

LEXO EDHE: 

“E tund aq shumë kokën”/ Rama në Gjirokastër sulmon edhe Tritan Shehun

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas