Aktualitet

Tritan Shehu kundër SINOVAC: S’përdoret as në Afrikë, dardha e ka bishtin prapa














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:50 - 05/05/21 |
mapo.al

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, që më 25 Prill fitoi një tjetër mandat deputeti në qarkun e Gjirokastrës akuzon qeverinë për futjen dhe injektimin e vaksinave kineze te qytetarët shqiptarë.






Në një postim në Facebook ai shprehet se vaksinën kineze OBSH nuk e rekomandon as për vendet e Afrikës.


“Alarm e rrezik real nga vaksina kineze qe po perdoret ne Shqiperi! Edhe OBSh, qe e ka nivelin e kerkesave te sigurise shume me te ulet se EMA apo FDA, nuk rekomandon perdorimin e vaksines kineze, si te pa efekeshme. Ndersa Rama mburet se po vaksinon shqiptaret me kete vaksine me etiketa turqisht e date skadence tashme te kaluar prej javesh!





Pra shqiptaret jo vetem nuk po marrin dicka qe u serviret vendeve e popujve te Europes!



Ata po marrin edhe me keq, po marrin ate cfare OBSh nuk e rekomandon as per vendet e Afrikes, ku vlen se paku vetem miratimi e rekomabdimi i saj. Rreziku ketu qendron pervec te tjerave edhe ne faktin se duke u “ofruar” nje vaksine e tille krejt e pa sigurte ne eficience (gjermanet e japin vetem 30%), krijohet artificialisht ideja e “imunizimit te sigurise”, qe duke te cuar te ulja e masave mbrojtese e kontrolluese per t’i rene borive te “fitores”, sic po ndodh tek ne, mund te coje pak me tej ne nje katastrofe epidemiologjike, e ngjashme me ate ne Kili.


Ndersa ajo qe degjova sot nga drejtuesit e Ministrise se BE njeh dhe kete vaksine kineze per levizjen e lire….ishte vetem nje shaka e hidhur nga halli! Mire Rama “nuk i di” keto, po ai Komitet ku eshte, kur disa muaj me pare betohej vetem per certifikimin e EMA e FDA! Kujdes se dardha e ka bishtin prapa!

Por problemi eshte se kjo paguhet nga njerrezit me jete e shendet…nga ekonomia me varfëri” shkruan ai.

9


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas