Aktualitet

Tritol derës së një banese në Shijak, raportohen dëme materiale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:38 - 23/05/21 |
mapo.al

Një shpërthim ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës pranë një banese në lagjen “Kodra” në  Shijak.






Sipas policisë, një sasi e vogël lënde shpërthyese ishte vendosur pranë portës së banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.


Forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona në komisariat dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.





Njoftimi:



Shijak/ Informacion Paraprak



Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.

Ndërkohë po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , ,

Pas