Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar para pak mesnate në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Botanik.
Policia ka dhënë informacionet e para duke bërë me dije se shpërthimi ndodhi në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXO EDHE: