Aktualitet

Tritol, kallashnikov dhe municion – Arrestohet 33 vjeçari në Durrës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:58 - 18/11/20 |
mapo.al

Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës për armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet T.C., banues në Durrës.



Ai po lëvizte nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur u ndalua me makinën tip “Benz” në kryqëzimin e Sukthit.


Gjatë kontrollit të ushtruar, në mjetin e tij  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 6 karikatorë, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak, të cilat i riu kishte për qëllim t’i shiste, kundrejt fitimit.




33-vjeçar rrezikon dënim me burg deri në 7 vjet.



Njoftimi i Policisë:


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri me vete dhe rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

T.C., 33 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndjekur shtetasin T. C., i cili po lëvizte nga Durrësi në drejtim të Tiranës dhe në aksin rrugor Durrës-Tiranë, tek kryqëzimi i Sukthit, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 6 karikator, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas kishte për qëllim t’i shiste, kundrejt fitimit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas