Qyteti i Shkodrës u trondit dje nga një shpërthim eksplozivi në pjesën e jashtme të lokalit në pronësi të Hana Foletës (Tollozi).
Nuk pati asnjë të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Deri më tani, policia ka shoqëruar 6 persona.
Ngjarja nuk ka ende një autor, ndonëse një nga pistat ku po hetohet lidhet me një konflikt të vjetër – një plagosje të dyfishtë që djali i Hanës, Aleksandër Foleta ka bërë tre muaj më parë.
Edhe pse u arrestua ai u la i lirë, ndërkohë që dy të plagosurit nuk kanë bërë denoncim.
Sipas raportimeve mediatike, grupi hetimor ka hasur vështirësi pasi lokali i 46-vjeçares nuk ka kamera sigurie. Megjithatë, vendndodhja e tij, në unazën lindore të qytetit, i çon hetuesit të shpresojnë se autorët, gjatë largimit, mund të jenë kapur nga kamerat e bizneseve pranë.
Aleksandër Foleta
Etiketa: atentat, pistat e hetimit, tritol ne Shkoder