Mjeti i hehdur në erë në Bulqizë ishte në përdorim nga T. Tanci, pronari i lavazhit që ndodhet përballë bashkisë.
Burime policore thanë se Tanci rezulton pa precedentë penale.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi T.T, banues në Bulqizë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi zyrtarisht Policia lokale.