fbpx

Aktualitet

Tritol në banesë/Kush është Durim Tola me të shkuar kriminale (FOTO)





               Publikuar në : 22:41 - 20/11/19 |
mapo.alm

Personi që shihni në foto është Durim Tola, i dyshuar si trafikant droge. Mësohet se Durimi është njëri nga djemtë e  Fadil Tolës. Në banesën e këtij të fundit në Gjirokastër, mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, u vendos rreth 300 gramë tritol nga persona ende të paidentifikuar. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.


Dyshohet se ata u sulmuan këtë mbrëmje, si një paralajmërim për prishjen e pazareve të drogës. Dy djemtë e familjes dyshohet se janë persona të njohur për policinë dhe janë me precedent penal.



Policia mësohet se ndodhet në vendngjarje për të zbrdhur rrethanat e mëtejshme të ngjarjes. Sipas raportimeve nga vendngjarja, autorët që sulmuan ndaj familjes Tola janë në kërkim nga policia si dhe po bëhet këqyrja kamerave të sigurisë në zonë për të zbardhur të tjera detaje.


LEXO EDHE: 

Shpërthim i fuqishëm tritoli në një banesë në Gjirokastër (Emri)

Djemtë në aktivitete kriminale, detaje nga tritoli në Gjirokastër


Etiketa: , , , ,

Pas