Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla është pyetur nga gazetarët në Fier, lidhur me vendosjen e tritolit në banesën e Armand Dukës.
Balla tha se çështja nuk duhet politizuar dhe se shumë shpejt policia e prokuroria do të vendosin para drejtësisë këdo që dhunon apo kërcënon.
“Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës. Nuk duhet politizuar dhe treguar gishti ndaj askujt. Reagimi i kolegut tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës. Ajo që është e rëndësishme ligji do godasë fort këdo. Shumë shpejt policia dhe prokuroria do të vendosin përpara ligjit për një ndëshkim shembullor të kujtdo që përdor dhunën, aktet terroriste dhe kërcënimet“, tha ndër të tjera Balla