Një sasi eksplozivi është vendosur në një banesë në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e 40-vjeçarit A.P. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Informacion paraprak/
Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.