Detaje të reja mësohen nga shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë. Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi në oborrin e banesës së 48-vjeçarit Arben Pllumbi në fshatin Halilaj.
Për pasojë pati vetëm dëme materiale pasi në banesë nuk jeton njeri. Pllumbi bashkë me vajzën 22-vjeçare dhe djalin 18-vjeçar, prej disa kohësh jetojnë në shtëpinë e vëllait në Krujë pasi ka nënën të sëmurë.
Kjo është e dyta herë që ndodh një shpërthim me eksploziv në këtë banesë. Hera e parë, ishte tetorin e kaluar. Arbeni, jashtë kamerave të mediave tregon se dyshojnë që shkak mund të jetë një miqësi e prishur më shumë se dy vite më parë, ndërsa shton se nuk ka konflikte me askënd tjetër. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
LEXO EDHE:
Fushë Krujë- Shpërthen tritoli në oborrin e një banese, shoqërohen disa persona