Aktualitet

Tritoli në banesën e drejtuesit demokrat, PD: Akt kriminal, të kapen autorët  














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 24/05/21 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me sulmin me tritol në shtëpinë e drejtuesit politik të PD në Shijak, Ilgner Vora. PD shprehet se është një ngjarje e rëndë kriminale që kërkon vënien menjëherë para përgjegjësisë të autorëve.






Reagimi
Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.


Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.







Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.



LEXO EDHE: 



Eksplozivi në Shijak, në shtëpinë e drejtuesit të PD! Emri (Foto)

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas