Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tritoli në banesën e Gazmir Dacit: Shpallet në kërkim Sajmir Kolaveri

by mapo.al
02/08/2018
in Kronika, Kryesore
0

Një ditë pasi gjykata la në burg 23-vjeçarin Vilson Brahja, i cili akuzohet për vendosjen e tritolit në banesën e Gazmir Dacit, në Kamëz, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Sajmir Kolaveri.

Ndonëse Brahja nuk tregoi porositësin, burime për “BalkanWeb”thonë se i dyshuar për porositjen e shpërthimit të tritolit në 27 korrik në Bathore, është Sajmir Kolaveri.



Burimet sqarojnë se po kryhen të gjitha verifikimet, ndërkohë që pista kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi Gazmir Daci është i dënuar me burg për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit.

KONFLIKTI DACI-KOLAVERI
Valmir Kolaveri u vra në Kamëz, ndërsa Gazmir Daci u arrestua 1 muaj më pas si autor i kësaj ngjarjeje. Sipas dosjes së prokurorisë, në mbrëmjen e datës 4 nëntor 2015, rreth orës 18.00, Gazmir Daci ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat të markës BMW X5, në rrugën “Demokracia” në Kamëz, kur është hasur me Robert Kolaverin. Për shkak të konflikteve të vjetra të sipërpërmendurit kanë ndaluar mjetet pranë njëri-tjetrit dhe Gazmir Daci ka zbritur prej tij dhe me një armë të tipit pistoletë në dorë, ka shkuar në drejtim të mjetit, ku ndodhej Robert Kolaveri.

Në momentin e përballjes fizike ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin me fjalë dhe në prag të përfundimit të konfliktit, Gazmiri e ka kanosur për vrasje Robertin. Pas largimit të Robertit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me Valmir Kolaverin, i cili është edhe vëllai i Robertit. Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese.

Në përfundim të kësaj bisede, Gazmiri ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të njësisë tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit. Në vazhdim e sipër të konfliktit, ai ka nxjerrë armën e tipit pistoletë, që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të Robert Kolaverit. Kur ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe vëllai i tij, Valmiri, ka marrë një send të fortë në tokë, për t’u mbrojtur nga sulmi i armatosur i të pandehurit, por edhe ai është qëlluar në trup me armë nga i pandehuri dhe është rrëzuar në tokë. Për shkak të plagëve të marra, Valmir Kolaveri ka gjetur vdekjen, ndërsa vëllai i tij u është nënshtruar ndërhyrjeve operatore dhe u ka mbijetuar plagëve të marra.

Tags: Gazmir DaciKamzëSaimir Kolaveritritoli

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Meta: Të plotësohen vakanca në Kushtetuese, të përfundojë Vetting-u i anëtarëve të saj

Ndarja nga jeta e Gaqo Çakos, Meta: Ngushëllime për Nderin e Kombit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In