ShowBizz

Triumfet e Dua Lipës/ Artistja arrin suksesin e madh







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:43 - 16/10/20 |
mapo.al

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur.


Së fundmi, ajo ka arritur të triumfojë përballë një sërë artistësh me famë botërore me albumin e fundit që mban titullin “Future Nostalgia”.


Albumi i artistes tashmë ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë më i dëgjuari në platformën Spotify, në kategorinë e femrave.



Sigurisht, Dua , e cila e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit në rrjete sociale,nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.


“Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi më i dëgjuar i një femre në vitin 2020 në Spotify me më shumë se 2.4 miliardë dëgjime”, thuhet në postim.


 

 

 

Kujtojmë që pas suksesit të “Levitating”, Dua publikoi pak ditë më parë një version të ri të kësaj kënge në bashkëpunim ne reperin DaBaby, e cila gjithashtu u prit shumë mirë nga publiku.

Ndërkohë, së fundmi është mësuar se Dua po punon për një duet me Miley Curus, që do të jetë pjesë e albumit të kësaj të fundit.

 


Etiketa: ,

Pas