Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj është shprehur pas triumfit të djeshëm të Dua Lipas në Grammy Awards se Kosova është me fat që përfaqësohet në botë nga talenti dhe emri i këngëtares.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj e ka cilësuar këngëtaren me origjinë kosovare si shembull suksesi, që me punë dhe talent arrihet çdo gjë .
“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd. RH”, shkruan kryeministri Ramush Haradinaj.
E nominuar për herë të parë, Dua Lipa fitoi mbrëmjen e së dielës dy trofe për “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording” për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.