fbpx

Aktualitet

Triumfon Tyson Fury, mposht kundërshtarin në raundin e 12 (VIDEO)





               Publikuar në : 10:35 - 15/09/19 |
mapo.al

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka arritur ta mposhtë kundërshtarin suedez, Otto Wallin, në kategorinë e peshave të rënda. Ballafaqimi është zhvilluar në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara dhe ka zgjatur 12 raunde.


Pavarësisht se pritej të ishte një duel i lehtë për Furyn, kundërshtari i tij u tregua i fortë dhe arriti të rezistojë deri ne fund. Britaniku Fury fitoi vetëm falë jurisë e cila i dha atij pikët 116:112, 117:111 dhe 118:110.




Pas kësaj fitoreje, britanikut i jepet mundësia që të ndeshet për titullin e kampionit të botës për peshat e rënda ndaj Deontay Wilder.


Etiketa: , ,

Pas